Nisma “Si je?”, a do të realizohet?

“Si je”? është nisma më e re që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë. Kjo nismë ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave, por jo vetëm, për shkak të rëndësisë së madhe që ka si nga pikëpamja e shtrirjes, duke synuar mbulimin universal, ashtu edhe nga pikëpamja e buxhetit duke qënë edhe projekti me buxhetin më të madh pas rrugës së kombit.

Për të qartësuar njerëzit rreth kësaj fushate, se çfarë është, kush përfiton prej saj dhe se si do të funksionojë emisioni “Pasdite në Top Channel” ftoi gazetaren Denisa Canameti, të gazetës “Shëndet+”, si e vetmja gazetë shëndetësore që qëndron në koherencë të plotë me të gjitha problematikat e shëndetësisë duke e ndjekur atë hap pas hapi në çdo ndërmarrje të re.

Në fjalën e saj Canameti u ndal në 3 pika kryesore: në fjalën e ministrit të Shëndetësisë që premtoi këtë nismë, në fjalën e Presidentit të Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, i cili tha se kjo nismë s’mund të realizohet dhe gjendjes reale të qendrave shëndetësore, që sipas studimit të fundit, 87% e tyre nuk kanë kushtet. Një trekëndësh ky i rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejt në suksesin e kësaj nisme.

Na ndiqni në…

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)