Niveli i aflatoksinës tek kikirikët, ja ç’thonë rezultatet e analizave!

kikirikiPas denoncimit në media se kikirikët kishin përmbajtje të lartë aflatoksine, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi bllokimin e përkohshëm të tyre. Në të gjitha magazinat ku ato tregtoheshin, por edhe në dyqane, AKU pezulloi shitjen e kikirikëve dhe çoi mostrat për të kryer analiza pranë ISUV.

Por nga analizat e kryera në laboratorët e ISUV, rezultoi se këto kikirikë që vijnë nga Kina, nuk kanë përmbajtje aflatoksine mbi normat e lejuara.

“Pas daljes së analizave nga ISUV, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hoqi urdhrin e bllokimit të përkohshëm për këta kikirikë. Për rrjedhojë ato janë të lirshëm për t’u tregtuar dhe të sigurtë për t’u konsumuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u bën thirrje mediave, por edhe qytetarëve që të vijojnë të denoncojnë çdo rast, ku dyshohet se cënohet siguria ushqimore, sidomos tani në prag festash ku rritet edhe konsumi. Nëpërmjet këtyre denoncimeve bëhen kontrolle të menjëhershme, për rrjedhojë rritet siguria dhe cilësia e ushqimeve”, thuhet në njoftimin e AKU./ Balkanweb

 

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen