Blerina Bombaj, dietologe
Kandida është myk, një ndër miliarda mikroorganizmat miqësor që bashkëjetojnë me ne në organizmin tonë duke na mbrojtur nga mikrobet patogjene për ne. Por, nëse kandida shumohet më shumë se ç’duhet, atëhere ajo kthehet në një problem serioz për shëndetin.
Simptomat dhe komplikacionet janë të ndryshme dhe të shumta.
Nëse jeni diagnostikuar me kandida, duhet të ndiqni rreptësisht një regjim ushqimor të përshtatshëm për të ekuilibruar florën bakteriale. Ky regjim përfshin ushqime të cilat përmbajnë veti antimykotike, eviton ushqimet të cilat mund të përmbajnë myk dhe kontrollon sasinë e sheqerit të thjeshtë i cili, përbën ushqimin bazë për keto mikroorganizma.
Mëngjes:
- Lëng të shtrydhur: ½ mollë jeshile + spinaq + xhinxher + rozmarinë
- 1 kupë kos (pa yndyrë, pa sheqer)
- 1 lugë të madhe me fara chia
- ¼ avocado ose vaj lini ose gjalpë kokosi
Paradite:
- 1 fetë bukë thekre me pak vaj ulliri ose vaj rigoni
- 1 vezë të zier ose 30gr djathë dhie të njomë
- 8 – 10 ullinj
Drekë:
- Sallatë jeshile të ndryshme 2 kupa (sallatë jeshile, rukola, finok, spinaq, lakër jeshile), qepë të freskët, fara luledielli ose susami, djathë dhie ose gjizë dhe salcën tuaj të preferuar
- domate, brokoli, ullinj, speca të kuq, qepë të kuqe
- lakër të bardhë, lakër të kuqe, karrota dhe salcë ( 2 kupa)
- Spinaq i zier, fara lini, vaj ulliri dhe limon
Pjata kryesore:
- 200gr mish të kuq pa dhjamë (viç, qengj, gic) të zier ose të pjekur në furrë + 1 patate të ëmbël të pjekur + ullinj dhe domate të tharë.
- 200gr salmon ose sardele ose ton ose levrek ose koce të pjekur + 1 kupë oriz integral (180gr) ose 1 kupë kuinoa.
- 200gr gjoks pule të zier ose të pjekur + 1 kupë bizele të gatuara me salcë domateje dhe erëza sipas dëshirës + 1 fetë bukë të zezë.
- 1 kupë fasule ose thjerrza ose qiqra të zjera (pa lëngun) + 40gr djathë + 1 fetë bukë të zezë.
Pasdite:
- 1 kos pa yndyrë (200ml) me pak kanellë dhe 10 lajthi
- 1 kupë speca të kuq të gjallë me gjizë të njomë
- 1 çaj trëndafil i egër
Darka:
- Sallatë me domate, kastraveca, 40gr djathë dhie + 100gr gjoks pule ose peshk ton, pak sallatë jeshile, pak gjizë dhe ullinj + 1 kupë kos + 1 thelpi hudhër.
- Pazi të zjera, gjizë, ullinj, fara luledielli + omletë me domate dhe brokoli + 1 kupë fasule të zeza ose të kuqe + 1 kupë kos + 1 hudhër.
- Spinaq të zier me pak oriz, 1 kupë fasule të kuqe ose qiqra, speca të kuq – domate – majdanoz -60gr peshk ton + 1 kupë kos + 1 hudhër.
- Sallatë jeshile -pak qiqra -qepë – pak hudhër – domate – 40gr gjizë – pak fara susami + 1 kupë pure bizelesh me pak finok të zier dhe kopër + 1 kupë kos me 1 hudhër, vaj ulliri & kastravec.
Para gjumit:
- 1 çaj rigoni me stevia


