Një dietë për të pasme më të bukura, të rrumbullakosura e të tonifikuara!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Shumë njerëz zgjedhin t’u nënshtrohen dietave në mënyrë që të përmirësojnë formën e trupit. Por disa zgjedhin të ushtrojnë zona të caktuara, duke përfshirë fundshpinën. Në fakt, nuk janë vetëm ushqimet që e bëjnë fundshpinën tuaj të rrumbullakosur e të tonifikuar, ato duhen kombinuar me stërvitje, në mënyrë që efekti të jetë pozitiv. Këto ushqime janë një fillim imbarë në arritjen e qëllimeve tuaja për një trup perfekt.

te pasmetArra të përziera: të tilla si arrat inde, kikirikë dhe bajame mund t’ju sigurojnëmë shumë kalori.  Ato ju japin një dozë të madhe të proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme, të cilat mund t’ju ndihmojnë të rrisni madhësinë e fundshpinës suaj.

Patate e ëmbël: shmangni orizin ose ushqimet e gatuara me miell të bardhë, pasi ato depozitohen në zonën e barkut duke grumbulluar atje yndyrën. Patatet e ëmbla të kombinuara me ushtrimet e duhura, mund të depozitojnë kaloritë në pjesën e fundshpinës duke “shpëtuar” pjesët e tjera të trupit.

Vezë: është një ushqim i mirë për formësimin e fundshpinës tuaj, sigurisht e kombinuar me ushtrimet e duhura për forcimin e muskujve.

Ndiqni këtë dietë e cila përfshin 6 vakte në dite si dhe bëni ushtrime të herëpashershme:

Mëngjesi: Dy të bardha veze, një fetë bukë gruri, dhe fruta të freskëta.

Në medditë:  Kos dhe manaferra, ose një pjatë të vogël me perime.

Dreka:  Gjoks pule dhe një sallatë me gjethe barishte, tranguj dhe domate.

Pasdite: Gjalpë kikiriku me bukë gruri.

Darka: Një copë biftek viçi, perime dhe bukë gruri.

Pas darke: Një grusht arra./ www.shendeti.com.al

Burimi: http://www.newhealthadvisor.com/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale