Blerina Bombaj, dietologe
A e keni menduar përse janë kaq të ushqyeshme farat? Sepse një farë është jeta e një bime të re. Për këtë arsye ato janë aq të
ushqyeshme dhe të kompletuara, mund t’i krahasojmë edhe pak me vezën. Më e mira ëhstë t’i blini të paketuara mirë, të freskëta (jo të prekura) dhe të plota, domethënë të pabluara.
Receta ideale për shëndetin:
- 1 lugë të madhe fara lini të cilat i bluani në mulli kafeje
- 1 lugë të madhe fara “chia” (nëse nuk keni, mund t’i evitoni)
- 2 lugë të mëdha mjaltë të pastër
- 1 lugë të vogël gjalpë kokosi ose vaj ulliri të presuar në të ftohtë
Kjo recetë forcon imunitetin, lufton veprimtarinë kancerogjene në organizëm dhe jep energji efikase për çdo qelizë të trupit!


