Një gotë verë në ditë mund t’ju shpëtojë nga goditja në tru

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një gotë verë në ditë siguron mbrojtje për një nga llojet më të zakonshme të goditjes në tru, sugjeron një studim i ri. Konsumi i moderuar thuhet se ul rrezikun me 10% të zhvillimit të sëmundjeve ishemike në tru.vere

Ata që pinë një gotë të vogël me verë të kuqe në ditë janë më pak të rrezikuar të preken nga goditjet ishemike, ku mpiksja pengon kalimin e oksigjenit dhe gjakut në tru.

Shkencëtarët arritën në këtë përfundim pasi analizuan 27 studime, ku janë përfshirë më shumë se 21 mijë viktima të goditjes në tru.

Ata theksojnë se konsumimi i tepruar i alkoolit rrit rrezikun për goditje në tru, ndërsa, nëse pihet në sasi të moderuar, ai përmirëson shëndetin duke rritur nivelet e kolesterolit të mirë.

“Studime të mëparshme kanë zbuluar një lidhje mes alkoolit dhe niveleve të ulëta të fibrinogjenit – një proteinë që çon në mpiksje të gjakut”, tregon dr. Susanna Larsson, nga Instituti Karolinska, afër Stokholmit.

“Ndërsa kjo shpjegon lidhjen mes konsumit të moderuar të alkoolit dhe rrezikut të ulët nga goditjet ishemike, e kundërta ndodh kur teprohet me alkoolin…tensioni i gjakut, një nga faktorët më të rrezikshëm të goditjes në tru, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të trombozës”, shpjegon ajo.

Në të gjithë botën, goditja në tru është shkaktari i dytë i vdekjeve. Më shumë se 6.5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga goditjet në tru dhe 5 milionë të tjerë mbesin të paralizuar. Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese të goditjeve në tru.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru