Një grusht luleshtrydhe në ditë parandalojnë një nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një studim i ri mjekësor ka zbuluar se vetëm 15 luleshtrydhe në ditë parandalojnë përhapjen e kancerit të gjirit. Nga testimi i kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se luleshtrydhet ofrojnë mbrojtje kundër kancerit agresiv të gjirit.

Shkencëtarët përdoren ekstrakte nga luleshtrydhet për të ushqyer minjtë femra që kishin tumore të kancerit në gji, si dhe qeliza kancerogjene të rritura në laborator. Në total, luleshtrydhet përbërësin 15% të dietës së minjve.

Pas 5 javësh, tek minjtë nuk u shfaq asnjë shenjë e përhapjes së kancerit, madje tek disa prej tyre tumoret kishin filluar të tkurreshin.

“Pamë një reduktim të konsiderueshëm në peshë dhe volum të tumorit”, thotë dr. Maurizio Battino, nga Universiteti Politeknik Marche në Itali.

Megjithatë, hulumtuesit shkencorë theksojnë se rezultatet nga testet e kryera tek kafshët nuk do të thonë domosdoshmërish se të njëjtat efekte mund të shihen edhe tek njerëzit.

Studime të mëparshme kanë treguar se konsumimi i 10-15 luleshtrydheve në ditë ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak dhe mbrojtjen e arterieve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm