Një hollues i ri gjaku për personat me probleme të zemrës

Denisa Canameti, Shëndet+

“Sfida dhe Alternativa të Reja në Parandalimin dhe Mjekimin e Tromboembolive me Antikoagulantë” ishte konferenca vjetore e organizuar, të shtunën, më datë 30 janar, nga Shoqata Shqiptare e Neurologjisë, Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, Shoqata Shqiptare e Hipertensionit dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Konferenca 30 janar (2)

Gjatë konferencës

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, njëkohësisht edhe emrat më të lakuar të shëndetësisë folën për përfitimet e një antikoagulanti të ri oral, “Rivaroxaban” në trajtimin e pacientëve me trombozë të thellë venoze në praktikën e zakonshme klinike, si dhe parandalimin e strokut në pacientët me Fibrilacion Atrial.

Për herë të parë një studim vëzhgimor jo-ndërhyrës, “Xalia”, pohoi përfitimet e këtij antikoagulanti. Rezultatet e prezantuara në Orlando gjatë kongresit vjetor të Shoqatës Amerikane të Hematologjisë vunë në dukje përqindjet e ulëta të hemorragjisë madhore dhe të përsëritjes së tromboembolizmit venoz nga trajtimi me rivaroxaban, në krahasim me terapitë e tjera standarde.

Mira Rakacolli, mjeke neurologe, referoi temën “Të dhënat e studimit Rocket AF në popullatën me insult cerebral dhe ata ishemik kalimtar: parandalimi dytësor”. Në fjalën e saj Rakacolli theksoi se:

Mira Rakacolli, konferenca 30 janar

Kardiologia Mira Rakacolli gjatë referimit

Ajo që quhet sëmundja e enëve të gjakut të trurit (Sëmundja Cerebrovaskulare) është nga patologjitë më të shpeshta në neurologji. Mjafton të thuash që zë vendin e pestë të vdekjeve, por zë vendin e parë të invaliditetit. Kështu që përballja me këtë sëmundje është një sfidë jo vetëm për ne si neurologë, por duke përfshirë edhe strukturat politik-bërëse. Shifrat e aksidenteve cerebrovaskulare janë në shifra të frikshme. Në Amerikë është provuar që një në çdo katër sekonda sëmuret me sëmundje të enëve të gjakut dhe një në 4 minuta vdes. është një sëmundje që njihet prej shumë vitesh e me gjithë përparimet që janë bërë përsëri ato mbeten problem. E rëndësishme është që ajo në radhë të parë të parandalohet, sepse pasi ndodh, pasojat janë shumë të vështira. Parandalimi është i vështirë se ka shumë shkaqe që influencojnë. Është e njohur që në parandalimin e sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit është e nevojshme mbajtja e shëndetshme e zemrës. Sepse zemra është përgjegjëse për shumë evente vaskulare të trurit. Veçanërisht çrregullimet e zemrës ose ajo që njihet si fibrilacion atrial (FA).

Ajo çfarë është meritë për Shqipërinë është dhe regjistri i fibrilacionit arial nga komuniteti i mjekëve kardiologë. Kjo bën që edhe mjekët të jenë më të sensibilizuar që të mjekojnë dhe parandalojnë, në rastin e neurologjisë disa sëmundje të enëve të gjakut. Parandalimi më i mirë është që përveç mjekimit të fibrilacionit, të parandalosh dhe komplikacionet e tij. Një nga këto alternativa është përdorimi i antikoagulantëve, e thënë në mënyrë popullore, holluesit e gjakut. Sepse duke qenë gjaku më i hollë është më pak i mundur që të formohet trombi e të shkojë në tru. Prej vitesh përdoren me sukses disa hollues gjaku, pra disa antikuagulantë. Sot ne bëjmë prezantimin e një antikoagulanti të ri oral, i cili është vërtetuar, se duke qenë gjaku më i hollë parandalon formimin e trombit . Prej vitesh përdoren një grup medikamentesh siç janë antivitaminikët K, të cilët e kanë provuar efikasitetin e tyre. Por si çdo medikament tjetër që ka anën e mirë dhe të keqe, antikoagulantët meqë rrezikojnë të hollojnë gjakun më shumë sesa duhet, kanë risk të madh për hemorragji. Dhe duhen monitoruar vazhdimisht. Duhet një kohë e gjatë që të monitorosh dhe të gjesh dozën e përshtatshme për këto pacientë dhe nga ana tjetër pacientit i duhet që të shkojë që ta monitorojë, një herë në javë, një herë në dy javë, në laboratorë. Kjo është një e metë e këtyre antikoagulantëve që qarkullojnë. Për këtë arsye sot ka një gjeneratë tjetër, e cila vepron me një mekanizëm tjetër. Mirë që është provuar që këto janë efikase, por ne duhet të jemi të sigurt që ato janë po aq të mirë sa antikoagulantët e tjerë, dhe idealja është që të jenë akoma më të mirë. Studimet e mëdha kanë dhënë rezultatet dhe pikërisht synimi i kësaj konference është që të paraqesë këto studime, të diskutosh mbi problemet e për të sensibilizuar se, çfarë mund të bëjmë. Janë bërë studime që kanë vlerësuar efikasitetin e këtij antikoagulanti të ri. Një studim i bërë në rreth 25 shtete ka vlerësuar se sa i efektshëm është, ka parë sa i sigurtë është, sa efekte anësore ka dhe i ka krahasuar rivaroxabanin me atë që përdoret me shume varfarina. Është parë që jo vetëm që nuk është më pak i efektshëm se varfarina, por në disa aspekte është edhe më i mirë. Prandaj mund të preferohet në shumë raste se ka prioritet mospasjen nevojë të monitorimit të koagulimit ose sic njihet INR.

Mimoza Lezha, konferenca 30 janar

Kardiologia Mimoza Lezha gjatë referimit

Mimoza Lezha, kardiologe, referoi temën “Fibrilacioni atrial dhe risku i insultit cerebral”. 

Doktoreshë Lezha bëri një prezantim të sëmundjes së Fibrilacionit atrial, si një sëmundje e njohur që në kohët lashta.

“Zakonisht pacientët ankohen për dobësi, vështirësi në frymëmarrje, sinkop, dhimbje gjoksi dhe ai që është më i rëndësishëm është insulti i cili rritet pesë herë në prani të fibrilacionit atrial. Fibrilacioni atrial është aritmia shumë e shpeshtë që paraqitet në kardiologji. Ka një incidencë prej 2% në popullatë. 20 vitet e fundit incidenca është rritur me 13% ne moshat e medha. Prevalenca e fibrilacionit rritet me moshën. Në botë, në SHBA, ka rreth 5.1 milion njerëz me FA, ndërkohë që në Europë ka 4.5 milion. Në Amerikë parashikohet që në vitin 2050 të dyfishohet prevalenca e FA. Nga statistikat e fundit është llogaritur që përqindja e personave me fibrilacion atrial në botë është rritur dhe ka shkuar rreth 4%. Gjithashtu parashikohet që prevalenca e FA të dyfishohet në vitin 2060.

Është gjithashtu e rëndësishme që persona të moshës mbi 40 vjeç kanë risk për FA, 26% për meshkuj dhe 23% për femra. Meshkujt kanë një risk më të lartë për FA se fermat në të gjithë grupmoshat. Thamë që FA rrit 5 herë riskun për insult cerebral.

Një nga alternativat e trajtimit të FA per parandalimin e insultit është përdorimi i antikoagulantëve ose holluesit e gjakut.

Doktoresha gjithashtu foli për studimin i cili flet për një antikoagulant të ri oral, “Rivaroxaban”. Ky antikoagulant nuk ka nevojë për monitorim të vazhdueshëm në krahasim me antikoagulantët e mëparshëm. Si dhe risku për hemorragji madhore është shumë më i vogël krahasuar me varfarinën.

 

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës