Një infermiere në pranga/ Zëvendësonte vaksinën anti COVID-19 me ujë fiziologjik

Autoritetet në gjermaninë veriore i kanë bërë apel mijëra njerëzve të marrin një tjetër dozë vaksine anti covid pasi një hetim i policisë, doli në përfundimin se një infermiere e Kryqit të Kuq, mund tu kishte injektuar atyre, ujë fiziologjik.

Infermierja dyshohet se ka injektuar ujë me kripë në vend të dozave të vaksinës, në një qendër në Friesland, një rajon rural afër brigjeve të detit të veriut, në fillim të pranverës.

Unë jam totalisht i shikuar nga ky episod, tha një zyrtar lokal ndërsa autoritetet lëshuan një apel për rreth 8600 persona që mund të jenë prekur që të vijnë të marrin një dozë vaksine. Ndërsa uji fiziologjik është i padëmshëm, pjesa më e madhe e njerëzve që janë vaksinuar në gjermani në mars dhe në prill, kur edhe mendohet se ka ndodhur këmbimi, janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për tu prekur nga Covid-19.

Hetuesit e policisë thanë se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, kishte një rrezik të arsyeshëm. Motivi që e ka shtyrë infermieren të bënte këtë gjë, nuk është i qartë, por ajo ishte shfaqur disa herë skeptike për vaksinat në postimet në mediat sociale.

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen