Një kokërr qershie i merr jetën fëmijës 16 muajsh në Tiranë

Një fëmijë 16 muajsh nga Pakistani ka ndërruar jetë pasi është mbytur nga një kokërr qershi. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21. 30 në shërbimin Pediatrik në QSUT. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale, por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.

Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezuar fenelinat është mundësuar hapja e rrugës por më kot.

Prindërit fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet