Një lajm jo i mirë për të moshuarit: Duke u përpjekur të tregoheni gjyshër të mirë, po vini veten në rrezik

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gjyshërit po vënë shëndetin e tyre në rrezik duke u kujdesur për nipërit ose mbesat. Gati gjysma e tyre thonë se i ka zënë gripi kur kanë qenë duke u kujdesur për fëmijët.gjysher

Më shumë se 10 milionë gjyshër (73%) në Britani kujdesen për fëmijët e fëmijëve, dhe gati gjysma e tyre (48%) e kanë marrë gripin nga to.

4 në 10 prej tyre kanë vuajtur sëmundje më të rënda si pasojë e ftohjes, si infeksione në rrugët e frymëmarrjes dhe pneumoni, që tregon se ftohja mund të ketë një efekt shkatërrues në sistemin e tyre të dobët imunitar.

6 në 10 prej tyre (16%) thonë se i shmangin kontaktet me fëmijët kur janë me grip ose ftohje.

Një studim i kryer tek 1000 gjyshër me nipër nën moshën 10 vjeç, tregon se gjysma e tyre kanë humbur kohën e çmueshme me nipërit ose mbesat për shkak të frikës se mos ua ngjisin gripin. Këta të fundit kanë më shumë gjasa të marrin viruse në kopsht apo shkollë.

“Gjeneratat më të vjetra janë më të rrezikuar ndaj infeksioneve për shkak të sistemit të dobët imunitar, dhe kur bëhet fjalë për ftohjet, nuk ka kurë për ta, prandaj parandalimi është zgjidhja më e mirë”, rekomandon dr. Dawn Harper, autori kryesor i studimit./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj