Një lines, i vlefshëm përtej mensturacioneve

Çdo grua gjithmonë mban me vete një lines në çantë, jo vetëm kur ka nevojë për një të tillë. Ajo që duhet të dini është se një pecetë apo lines nuk është e vlefshme vetëm gjatë ditëve të menstruacioneve por mund ta përdorni edhe për qëllime të tjera.

Një pjesë të vogël nga linesi mund ta përdorni shumë mirë për të ndaluar gjakderdhjen. Ajo mund të jetë një zëvendësim i mirë i fashës dhe sigurisht shumë më higjenike. Gjithashtu një pjesë linesi mund të përshpejtojë procesin e shërimit.

Përdoreni për të kontrolluar djersën: vuani nga djersitja e tepërt? Vendosni 2 linesa në sqetulla, poshtë këmishës ose bluzës tuaj. Pas disa minutash mund t’i zëvendësoni me linesa të reja. Nëse jeni trup i vogël, prerja një pecete të vetme në gjysmë mund të jetë e mjaftueshme për të nxjerrë 2 të tilla.

Përdorini për të evituar rrjedhjen e gjirit: Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji dhe vuani nga ndotja e bluzave, ngjisni në anën e brendshme të bluzës gjysëm linesi dhe do të ndjeheni më komode, për një kohë të gjatë./ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale