“Një, madje edhe dy në ditë janë absolutisht mirë”

Një studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Ekspertët sugjerojnë se veza, e gatuar në çfarëdolloj mënyre, duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme.

“Një vezë në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, madje mund të ketë përfitime shëndetësore”, thotë prof. Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit.

Këto ditë, shumë mjekë sugjerojnë se konsumimi i vezëve duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, duke qenë se janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese – përmbajnë nivele të larta të proteinave, vitaminave A, D, B dhe B12, si dhe luteinë dhe zeaksantinë, që mund të parandalojnë dëmtimin e shikimin me kalimin e moshës.

“Një, madje edhe dy në ditë janë absolutisht mirë”, thotë dr. Frankie Phillips, nga Shoqata Britanike e Dietologjisë.

Burimi: BBC 

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes