Një mrekulli e vogël tajlandeze brenda Shqipërisë

Përgatiti materialin: Ilma Lamçe
Bëhet fjalë pikërisht për Lumin e Shalës.
Ka dy vite që Lumi i Shalës është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë. Quhet ndryshe dhe “Blini i Gurit t’Lekës”, sepse aty ka mbyllur vitet e fundit të jetës së tij, prijësi i Dukagjinit, Leka.
Lugina e Shalës është krahasuar me Tajlandën për bukurinë që ajo ofron. Është një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjensive turistike dhe po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.
Për personat që nisen nga Tirana duhet të udhëtojnë për rreth 2 orë që të arrijnë në Vaun e Dejës, një rrugë e asfaltuar. Më pas duhet dhe 1 orë tjetër në rrugë të pashtruar për të mbërritur në pikën ku nisen tragetet dhe varkat në liqenin e Komanit.
Oraret e tragetit janë 6 dhe 9 e mëngjesit. Megjithatë, për 90 euro në total (5 euro personi) varka me rreth 20 vende vihet në dispozicion të vizitorëve për të shijuar nga afër pikat interesante të liqenit të Komanit dhe të lumit të Shalës.
Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Aty ka dhe një plazh të vogël ku mund të bësh dhe banjo dielli.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve