Një shpikje revolucionare për personat që vuajnë nga diabeti

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shpikja më e re do t’u japë fund injektimeve të dhimbshme të insulinës dhe shpimeve të gishtërinjve tek personat që vuajnë nga diabeti. Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje elektronike që vendoset rreth kyçit të dorës dhe mat nivelin e sheqerit në gjak.diabet_shpikje

Pajisja përmban edhe disa gjilpëra të vogla, të cilat injektojnë metforminën nëse niveli i gjakut është tepër i lartë. Kjo pajisje e bërë me grafenë, një material super i hollë dhe i fortë, ka matur deri tani me saktësi nivelin e sheqerit në gjak tek dy persona.

Ajo është testuar gjithashtu tek minjtë diabetikë, ku injektoi mjaftueshëm metforminë për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll. Ilaçi metformim është marrë si pilulë nga shumë njerëz që vuajnë nga diabeti i tipit 2, duke çuar kështu në shtimin në peshë. Kjo pajisje e re do të zëvendësojë gjithashtu injeksionet e insulinës, të cilat janë përdorur për të trajtuar diabetin.

Pajisja, e krijuar nga Instituti i Shkencave Bazike në Korenë e Jugut, është ende një prototip.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit