Një sinjal alarmues, sheqernat artificiale dhe hormonet e jashtme po shkaktojnë kancerin tek të rinjtë

Obeziteti, pirja e duhanit, alkooli, sedentariteti, sheqernat artificiale, hormonet e jashtme, të gjitha këto dhe më shumë kontribuojnë në rritjen e incidencës së tumoreve në vitet nën të 50-ta në Zvicër.

Solange Peters, drejtuese e Shërbimit Mjekësor të Onkologjisë në Spitalin Universitar të Lozanës, flet për “një sinjal alarmues”.

Kanceret tek njerëzit nën 50 vjeç, më parë jashtëzakonisht të rrallë, janë në rritje.

“Pothuajse janë dyfishuar”, thotë Solange Peters, shefe e Shërbimit Mjekësor të Onkologjisë në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV), e cila në një intervistë flet për “një sinjal alarmues”.

“Në popullatën mbi 65 vjeç numri i rasteve është në rritje, por kjo për shkak të plakjes së popullsisë”, vëren specialisti, duke shtuar se tek ata nën 50 vjeç tumoret ishin jashtëzakonisht të rralla, “por situata po ndryshon. ”

FAKTORËT E RREZIKUT

Rritja ka të bëjë veçanërisht me kancerin e gjirit, zorrës së trashë, pankreasit, mëlçisë, prostatës, veshkave dhe mitrës. Mbingarkesa e sheqernave artificiale dhe aditivëve në dietë mund të shtojë faktorët e rrezikut të identifikuar mirë si obeziteti, një mënyrë jetese sedentare, duhani dhe alkooli. Lidhje të tjera po shfaqen mes konsumimit të tepërt të mishit të kuq dhe kancereve të sistemit tretës, mes ndotjes dhe dëmtimit të rrugëve të frymëmarrjes apo urinar dhe mes hormoneve dhe kancerit të gjirit, shton onkologu.

RËNDËSIA E DIAGNOSTIKIMIT TË HERSHËM

Një mënyrë jetese e shëndetshme është një bazë e mirë për parandalim, edhe nëse faktorët gjenetikë dhe infektivë mund të luajnë një rol, vijon Peters./Gazeta Shëndeti

Postime të ngjashme

Operacioni plastik në Turqi i merr jetën biznesmenes 50-vjeçare
“Profesioni im është thirrje, jo pozicion”- Ish-deputetja e PD emërohet drejtore e Spitalit të Elbasanit
Lyerja e shpeshtë e flokëve, a e rrit rrezikun e kancerit? Ja çfarë thotë studimi
VIDEO/ Produkte të skaduara, zbulohet klinika dentare në Tiranë që vinte në rrezik jetën e pacientëve
Foshnja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë! Ja për çfarë akuzohen
Raporti i KLSH për situatën tek Onkologjiku, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Nevojitet llogaridhënie institucionale, pacientët në luftë për mbijetesë!
OBSH paralajmëron për rezistencë të infeksioneve ndaj antibiotikëve në të gjithë botën
Studimi global i shëndetit: Shkalla e lartë e vdekshmërisë tek të rinjtë, një krizë në zhvillim!