Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Kungulli është ushqimi i preferuar i stinës së vjeshtës. Ai gjen përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.
Problemi i vetëm me të është heqja e lëkurës së trashë, e cila është një sfidë më vete.
Ne do t’ju zbulojmë një truk të thjeshtë si ta qëroni kungullin në mënyrën më të lehtë të mundshme.
Para se të merrni thikën për ta qëruar, duhet të dini diçka: nëse e lini në mikrovalë për pak minuta, do të jetë shumë më e lehtë qërimi i tij. Na besoni, ky hap nuk duhet tejkaluar.
Ja çfarë duhet të bëni:
Së pari, Fillimisht e shponi me një pirun. Vrimat e formuara nga dhëmbët e pirunit do të mundësojnë daljen e avullit, kështu ai nuk do të shpërthejë në mikrovalë.
Së dyti, hiqni pjesën e sipërme dhe të poshtme.
Së treti, vendoseni në mikrovalë për 3-5 minuta, në varësi të madhësisë.
Së katërti, lëreni kungullin të ftohet dhe më pas ia hiqni lëkurën me qëruesin e perimeve.
Së pesti, priteni kungullin në gjysmë dhe hiqni farat.
Së gjashti, priteni atë në kuba dhe gatuajeni sipas dëshirës. Është kaq e lehtë!
Të gjitha këto hapa i gjeni të ilustruar në videon e mëposhtme:
Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/


