Përshtati në shqip: Blertina Koka
Mbani trupin në formë duke bërë këtë ushtrim të thjeshtë rregullisht. Ju duhet vetëm një peshqir, të cilin duhet ta mblidhni në formë cilindri. Vendoseni tek pjesa e fundit e shpinës dhe shtrihuni mbi të. Është shumë e rëndësishme që të jetë në vijë të drejtë me kërthizën.
Këmbët i mbani të shtrira, duke bashkuar vetëm dy gishtat e mëdhenj. Edhe duart i zgjasni sipër kokës, dhe bashkoni dy gishtat e vegjël. Mbani këtë pozicion për 5 minuta dhe mos bëni asnjë lëvizje tjetër. Nëse e bëni këtë ushtrim çdo ditë do të filloni të vini re ndryshime brenda muajit. Nuk humbni asgjë nëse e provoni.
Të gjithë ushtrimin e gjeni të demonstruar në video.


