Njihuni me gjërat që ndikohen nga cikli menstrual!

 Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

cikli mCikli menstrual mund të ndikojë në shumë gjëra si : oreksi, lëkura, madje edhe  zëri. Sipas Anna Druet, një shkencëtare kërkimore në Clue, këtu janë disa nga gjërat më të çuditshme që me siguri nuk i keni imagjinuar asnjëherë, të cilat janë në  ndikim të plotë nga cikli juaj menstrual.

Zëri: Amy, një këngëtare 28-vjeçare,  në Londër, përpiqet gjithmonë të shmangë interpretimet në skenë, në periudhën para ciklit menstrual. “ Unë jam më e prirur për të ngjirur zërin gjatë kësaj periudhe,” thotë ajo. Një meta-analizë zbuloi se ndryshimet hormonale që lidhen me periudhën e ciklit tuaj menstrual mund të ndikojnë në zërin tuaj më shumë nga çmund ta imagjinoni.

Më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve: Nëse keni vendosur të bëni ndonjë procedurë të dhimbshme, ju mund ta planifikoni atë pas ciklit menstrual. Gratë ndjejnë më shumë dhimbje gjatë fazave premenstrual dhe menstruale, kur niveli i estrogjenit është i ulët.

Niveli i ndjeshmërisë: Nivelet e ulëta të progesteroneve gjatë gjysmës së parë të ciklit menstrual, janë të lidhura me një aftësi të lartë për të lexuar emocionet e të tjerëve. Ka shumë mundësi që gjatë fazës së mensturavioneve të bëhëni më të ndjeshëm se zakonisht.

Aftësia për të braktisur zakonet e këqia: Një studim i fundit zbuloi se në qoftë se jeni duke u përpjekur për të lënë duhanin, mund të jetë më mirë të filloni pas ciklit menstrual.  Gjatë fazës folikulare, aftësia e trurit për të ushtruar kontroll është e dobët. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por hormonet me të  vërtetë ndikojnë në çdo aspekt të sjelljes tuaj.

Burimi: glamur / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale