Njihuni me 24-vjeçaren që trajton depresionin pas çdo fotoje

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Një vajzë nga Hull-i i Anglisë ka shpërndarë dy foto të ndryshme të saj kur mendon për vetëvrasjen, për të treguar që shëndeti mendor nuk ka një “fytyrë”.

24-vjeçarja Amelia Smith  tregon se njerëzit, përfshirë dhe mjekët, shpeshherë nuk e kuptonin që vuante nga depresioni për shkak të mënyrës si dukej apo sillej.

Profili  i hapur prej saj  para 10 muajve, “klubi të dashurosh vetveten” ka për qëllim ndërgjegjësimin  e këtij fenomeni tek të rinjtë, duke përdorur eksperiencën e saj.

“Ti nuk ke mendime vetëvrasëse”

Në një postim të bërë në Instagram, Amelia shpjegon kur ajo ishte 14 vjeç pati kurajon të kërkonte ndihmën e mjekut për depresionin, por përgjigja nuk ishte ajo që priste.

“Ti nuk ke mendime vetëvrasëse”.  Mbaj mend që këto fjalë dolën nga goja e mjekut pikërisht pasi i tregova që kam  menduar të vras veten”, shkruan ajo.

Amelia shprehet se ishte ndjerë konfuze, e turpëruar dhe e pavlerë.

“Ato fjalë sa nuk më morën jetën, ai paragjykim, ato fjalë shumë budallaqe” .

“Ky është rreziku i të menduarit se problemet me shëndetin mendor kanë një  fytyrë, një shprehi. Kjo është se si stigma, injoranca dhe gjykimi ndaj shëndetit mendor / vetëvrasjes prek ata që janë të dobët.

“Në të dyja foto kam mendime për vetëvrasjen, mbase jo në të njëjtën mënyrë, por në të dyja ditët kam menduar të vras veten”.

                               “Kohë të vështira”

Fotot kanë më shumë se 20,000 pëlqime por nuk janë të parat që ka shpërndarë në median sociale.

Shumë nga ndjekësit e saj kanë ndarë eksperiencat e tyre në përpjekje për të kërkuar ndihmë.

Një ndjekës postoi si përgjigje të postimit të saj me 4 shtator: “Shefi im më tha që nuk dukem në depresion. Nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq budalla në jetën time. Faleminderit për postimet e tua, po qaj teksa i lexoj”.

Një tjetër ndjekës shprehet: “Të kuptoj dhe bashkohem me ty. Mjekët më thanë se po kaloj thjesht një fazë”.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet