Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Është dieta klasike e të humburit peshë në minutën e fundit. Kjo dietë është e karakterizuar nga një reduktim i fortë i karbohidrateve,yndyrnave dhe sheqernave, si dhe nga rritja e proteinave. Pra, bëhet fjalë për një regjim me mish, peshk pa yndyrë dhe perime me pak kalori.
Nga një vakt në tjetrin, janë të ndaluara pijet alkoolike dhe ushqimet pikante,por këshillohet konsumimi i perimeve të ziera,pasi ndihmojnë në heqjen e lëngjeve të tepërta dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të urisë.Të ndjekësh këtë dietë mund të humbësh 500 grame çdo ditë.
Shumë studime për çeshtjen e mbipeshës ,tregojnë se dietat e varfra me karbohidrate dhe me shumë proteina si kjo, mund të japin në 3 muaj rezultate më të shpejta dhe më të kënaqshme,por në periudhë afatmesme, pas 6 muajsh ose 1 vit, rezultatet përputhen me dietat e balancuara dhe më pak të dëmshme për organizmin.
Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al


