Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Pothuajse të gjitha femrat dëshirojnë të kenë vithe të tonifikuara dhe janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të ndryshme (ushtrime, ushqim i ekuilibruar, dieta drastike, palestër) të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë rast. Shpesh çelësi mund të gjendet në disa ushtrime, në pamje të thjeshta por me një rëndësi të madhe. SQUATS (skuats) janë ushtrimet që veprojnë mbi muskujt e kofsheve para-mbrapa dhe në muskujt e vitheve. Janë të thjeshta per t’u praktikuar, mund të bëhen në ambjentet e shtëpisë, në park apo plazh. Ja çfarë duhet të dini në mënyrë që ushtrimi të funksionojë si duhet!
- Mbani këmbët e hapura sa gjërësia e shpatullave
- Mbajeni barkun brenda dhe kontraktoni muskujt abdominale
- Uluni ngadalë sikur po uleni në karige
- Ndaloni kur këmbët i keni paralel me dyshemenë
- Rrini për disa sekonda në këtë pozicion
- Ngrihuni ngadalë në pozicionin fillestar
- Përsëritni 3-sete me nga 10 ushtrime secila
- Rekomandohet të bëni pushim 60 sekonda midis seteve
Burimi: healthybody / shendeti.com.al


