Kryefaqja Shendeti a-z A Njihuni me shkaktarët kryesorë të anemisë!

Njihuni me shkaktarët kryesorë të anemisë!

0
Shpërndaje

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

anemiAnemia ështe sëmundje e gjakut e përhapur në të gjithë botën. Klinikisht, diagnoza e anemisë vendoset kur ka ulje të nivelit të hemoglobinës. Shkaqet e anemisë janë të ndryshme dhe po kështu simptomat e saj janë të ndryshme dhe kurohen sipas shkakut.

  1. Anemi e shkaktuar nga gjakderdhja e madhe apo kronike.2. Anemi e shkaktuar nga mosformimi i plotë i rruazave të gjakut dhe kjo si rezultat i mangësisë në elementet bazë për prodhimin e tyre.3. Anemi e shkaktuar nga faktorë helmues, siç janë sëmundjet infektuese ngjitëse apo jo ngjitëse dhe dobësimi apo dështimi i mëlçisë dhe i veshkave.4. Anemi e shkaktuar nga ndonjë sëmundje e gjëndrave endocrine, nga pakësimi i aktivitetit të gjëndrës teroide apo i gjëndrës së hipofizës.

    5. Anemi e shkaktuar nga çrregullimi në zhvillimin e rruazave të kuqe (anemia nga mungesa e hekurit – Thalassemia).

    6. Anemi e shkaktuar nga dështimi në qelizat trupore (dështim i shkaktuar nga disa ilaçe), apo siç quhet ndryshe (Hemolytic Anemia). Shkaqet e kësaj anemie mund të jenë të trashëguara: si rrumbullakosja e rruazave të kuqe të gjakut dhe çrregullimet në hemoglobin, ose nga ndonjë sëmundje e fituar: si çrregullimet në tretjen e glukozës, çrregullimet në formimin e rruazave të kuqe për shkak të acidit folic (Vitamina B9), ose për probleme jashtë rruazave të kuqe të gjakut, shkaqe të të cilave janë: disa antitrupa (imunë vetjak), sëmundja fizike, sëmundja kimike (barnat kimike), sëmundjet ngjitëse.

Qelizat e kuqe të gjakut mund të humbasin nëpërmjet gjakderdhjes, të cilat shpesh mund të ndodhin ngadalë gjatë një periudhe të gjatë kohore, pa u vënë re. Kjo lloj gjakderdhje kronike zakonisht ndodh prej:

Kushteve gastrointestinale të tilla si ulcerat, hemorroide, gastrit (inflamacion i stomakut), dhe kanceri.

Përdorimi i drogës nonsteroidal anti-inflamator (NSAIDs) si aspirina ose ibuprofen, të cilat mund të shkaktojnë ulcera dhe gastrit.

Menstruacioneve dhe lindjes në gratë, sidomos nëse gjakderdhja menstruale është e tepruar dhe nëse ka shtatzëni të shumta.

Nëse vërehet se anemia e individit është paraqitur si rezultat i mungesës së hekurit, atëherë është e nevojshme që të zbatohet shërimi me hekur, para se të vërtetohet shkaku i deficitit, për shkak se ky vërtetim mund të zgjasë shumë dhe organizmi dobësohet tepër, kështu që është i nevojshëm transfuzioni me eritrocite të ndara.

Si shërim më i preferueshëm do të ishte, zbatimin e shërimit përmes gojës, ndërsa në disa raste të veçanta do të duhej të zbatohej dhënjen e Fe çnë mënyrë parentale. Hekuri në mënyrë orale jepet në formë të ferosulfateve, feroglikonateve dhe feromuforateve prej 50 mg deri në 100 mg apo edhe deri në 200 mg në ditë.

Burimi: http://www.healthysuite.net/shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here