Njihuni me trajtimin më të mirë kundër rënies së flokëve!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al“: Elena Beta

gjetheHumbja e flokëve është një çështje me të vërtetë problematike si dhe një nga problemet më të vështira estetike, madje edhe për të rinjtë.

Humbja e flokëve mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm gjithashtu mund të jetë rezultat i stresit. Ky fenomen është, në fakt, një përgjigje e trupit kur ai është duke u përballur me ndonjë problem shëndetësor. Arsye të tjera për humbjen e flokëve përfshijnë humbje peshe, menopauzën, mosbalancimin hormonal si dhe shtatzëninë.

Shumë njerëz kanë provuar produkte të ndryshme kozmetike për të trajtuar humbjen e flokëve dhe për të parandaluar përkeqësimin e këtij problemi, por shumë prej tyre nuk kanë dhënë efekte, gjithashtu ato janë të pasura me substanca kimike që mund të rrezikojnë shëndetin.

Nga ana tjetër, ka një mënyrë të natyrshme për të trajtuar këtë problem në mënyrë efikase si dhe për të nxitur rritjen e flokëve në të njëjtën kohë. Ky ilaç natyral përmban gjethe gujava, të cilat janë të larta në vitaminë B e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Në një litër ujë, shtoni një pjesë të vogël të gujava, dhe lerini të vlojnë për 20 minuta. Më pas,e lini ilaçin të ftohet. Masazhoni kokën me lengun e përfituar dhe mbajeni në kokë gjatë natës.

Për rezultate optimale, bëjini masazh kokës. Pas masazhit, vendosni një qese plastike në kokë dhe lereni të veprojë brenda natës. Lajeni kokën në mëngjes. Përsëriteni këtë procedurë rregullisht derisa të merrni rezultate të kënaqshme.

Burimi: naturalmedicinebox / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave