Njoftimi i policisë: Ja si vdiqën në më pak se dy orë nëna dhe foshnja

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i përket vdekjes së nënës 35-vjeçe dhe foshnjës së saj në maternitetin “Koço Gliozheni.polici

Sipas policisë, rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit “Koço Glozheni” kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavijonin e urgjencës. Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit kanë konstatuar derën e pavijonit të dëmtuar si dhe xhamat.

Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion.

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes policia ka marrë vëllanë e viktimës në komisariat për një deklaratë.

Po ashtu, sipas policisë, rreth orës 07:00 mjekët e spitalit kanë njoftuar se ka vdekur edhe nëna 35-vjeçe Aida Koçi, banuese në Tiranë.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas vdekjes së 35-vjeçares dhe foshnjës së saj. Deri tani janë marrë në pyetje 4 mjekët që asistuan lindjen e 35-vjeçares, ndërsa është sekuestruar edhe kartela e pacientes.

Mësohet se komplikacionet kanë nisur pas lindjes, çka shton dyshimet se bëhet fjalë për neglizhencë ose mjekim të pakujdesshëm./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren