Kryefaqja Box 6 Nuk keni partner gjatë pandemisë? Studimet sugjerojnë masturbimin si zgjidhje

Nuk keni partner gjatë pandemisë? Studimet sugjerojnë masturbimin si zgjidhje

0
Shpërndaje

Për personat që nuk kanë një partner seksual të qëndrueshëm, mungesa e aktivitetit seksual është zgjidhja më e mirë për t’u mbrojtur nga Covid-i sipas OBSH-së, duke marrë parasysh rëndësinë e distancimit shoqëror.

Gjithsesi, marrë parasysh edhe përmbushjen e nevojave seksuale, masturbimi sugjerohet nga një grup studiuesish brazilianë, si mënyrë efektive në këtë kohë pandemie.

Karantina mund të shihet  si një mundësi e mirë për të krijuar fantazi të reja, për të zbuluar preferencat për prekjen e organeve gjenitale dhe për të mësuar më shumë rreth seksit përmes pklatformave online si podkasteve, dokumentarëve, filmave dhe materialeve edukative.

Dihet tashmë që përgjigja seksuale fillon me motivimin seksual, motivimi mund të nxitet nga fantazia seksuale, e cila nga ana tjetër shkakton dëshirë spontane që pasohet nga zgjimi subjektiv. Pas vetë-stimulimit fizik, zgjimi i organeve gjenitale rritet në mënyrë që të arrihet përgjigja orgazmike dhe kënaqësia seksuale.

Njohja e përgjigjes seksuale nuk lë dyshim se periudha e izolimit social mund të përdoret në mënyrë produktive në jetën seksuale. Kalimi i kohës në shtëpi është një mundësi për të kuptuar më mirë funksionimin e trupit dhe për të gjetur mënyra të reja për të përjetuar kënaqësi vetëm, pa praninë e parnerit. Këtë mund ta shihni si një ftesë unike për t’u kthyer nga vetja, për të mësuar se si të ushqejmë një marrdhënie të mirë me trupin tuaj.

Kjo nuk është koha për të kërkuar një partner të ri seksual, por ndoshta mund të jetë shansi për të takuar njerëz të rinj në internet, për të krijuar lidhje të reja dhe mbase kur distancomi social të këtë mbaruar, t’i njihni këta persona edhe më mirë.

Në një studim që përfshinte 15,738 të rritur u raportua se kënaqësia me jetën seksuale dhe statusit të partneritetit ishin parashikues më të fortë të mastrubimit sesa vetë seksi. Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit e moshuar mund të kenë më shumë gjasa të masturbohen nëse nuk kanë partner ose nëse partneri nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të bëjë seks.

Kjo është mjaft e rëndësishme, pasi ky është grupi kryesor i rrezikut për COVID-19. Ky studim demonstroi gjithashtu rëndësinë e fantazisë seksuale / dëshirës subjektive si një ndërmjetës i mundshëm për një përgjigje seksuale të përmbushur./ shëndeti.com.al /ncbi.nlm.nih.gov

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here