Nuk kishte mjek gjinekolog! Gruaja shtatzënë humb trinjakët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në spitalin e Bulqizës. Një grua në muaj të gjashtë të shtatzënisë mësohet se ka humbur trinjakët që priste.

E. Rexhepi, 30 vjeç  ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës, Ostreni, dhe i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, e më pas më makina të rastit.

Ajo ka lindur parakohe fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe ka pasur vështirësi për dy foshnjet e tjera. Një gjinekolog me staf mjekësor ka ardhur nga Tirana me helikopter në Bulqizë, por me sa duket ka qenë vonë për fëmijët.

Sipas burimeve nga spitali, të tre fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të komplikacioneve. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut.

Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet që është nisur në spital.

 

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë