Kryefaqja Aktualitet Nuk mund të ndalet largimi i mjekëve të rinj, por duhet të...

Nuk mund të ndalet largimi i mjekëve të rinj, por duhet të hartohen politika për ti rikthyer

0
Shpërndaje

Duke iu referuar largimit të mjekëve të rinj nga Shqipëria, kardiologu i mirënjohur Altin Veshti në studion e “ABC Live” me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që ‘largimi është një fenomen që nuk mund të mohohet, kam pasur 5 studentë ekselentë dhe të gjithë ata donin të iknin jashtë, ta bënin specializimin e tyre në Itali ose në një vend tjetër, ata kërkojnë më të mirën.

Është e kuptueshme sepse përgatitjen që ata marrin në një qendër mjekësore në New York ose në Gjermani, nuk e merr në Shqipëri’.

Sipas kardiologut Veshti, studentët e rinj të mjekësisë nuk duhen ndaluar për të ikur, madje nuk mund ti ndalosh dot, por politikat duhet të fokusohen në mënyrat që këto mjekë të kthehen dhe të kontribuojnë në Shqipëri.

Sipas kardiologut, ka shumë mjekë shqiptarë të cilët janë duke punuar si shefë në pavione të ndryshme të Europës Perëndimore.

Duhet që ekspertiza që ata kanë marrë në këto vende të zhvilluara, me anë të një politike të caktuar të mund të kthehet në formën e një trajnimi për mjekët që aktualisht janë në Shqipëri.

Kardiologu Veshti u shpreh që vetë ai ishte një nga të kthyerit e dikurshëm dhe që tashmë punon në Shqipëri, megjithëse kushtet e atëhershme ishin të ndryshme. Sipas tij, ‘momenti më i vështirë në karrierën time, është vetëm një moment i vetëm, kemi filluar operimi i bebeve të vogla neonate, ia kemi arritur dhe kësaj pike, duke qenë se shkenca kirurgjikale më e zhvilluar në Shqipëri është ajo kardiologjike’.

Kardiologu Veshti theksoi që ajo që mungon në Shqipëri është mungesa e motivimit, mjekët duhet të respektohen edhe gjatë specializimeve, prandaj studentët zgjedhin të ikin, dhe mungon një program trajnimi për ti kthyer’.

Për rastin e problemeve të zemrës te fëmijët, Veshti u shpreh që mungon kultura për vizitat e zemrës, megjithëse kanë filluar rregullisht vizitat e ekove morfologjike. Duhet që bebet e sapolindura të dëgjohen kanë apo nuk kanë zhurmë.

Është dhe problemi i sporteve agnostik, duhet bërë një vizitë kardiologjike përpara se të fillojnë palestra, sport, futboll, sporte agnostike, duke qenë se fëmijët regjistrohen në moshë shumë të vogël.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here