Nuk ndalet Beqja, 85 milion lekë të tjera i kalon firmës së tij nga parat publike

Nuk ndalet ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Ai vazhdon aktivitetin e tij duke kaluar me miliona në interes të firmës së tij para nga fondet publike.

iliri 2

Opozita ka vijuar edhe sot akuzat për korrupsion ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputetja demokrate, Arbiona Halimi deklaroi se Beqaj i ka dhënë firmës së tij INTECH plus 85 milionë lekë për të instaluar një program tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.

“Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore. Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa.Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar. Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë”, tha deputetja Halimi.

Sipas deputetes së PD-së, me këto rekorde korrupsioni ministri Beqaj vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi