Sipas Ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, neni 3, mbrojtja e mjedisit synon:
- parandalimin, kontrollin dhe uljen e ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve të tjera të çdo lloji;
- ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin e natyrës dhe biodiversitetit;
- ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore me pjesëmarrje publike;
- përdorimin e matur dhe racional tw natyrës dhe burimeve të saj;
- ruajtjen dhe rehabilitimin e vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit natyror;
- mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve të mjedisit;
- mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit të njeriut.
Mbrojtja e mjedisit nga ndotja e dëmtimi përbën përparësi kombëtare dhe është e
detyrueshme për çdo banor të Republikës së Shqipërisë, për të gjitha organet shtetërore, si
dhe për personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në
territorin e Republikës së Shqipërisë.
