OBSH: 6 kushtet që duhet të plotësohen nga shtetet para se të hiqen masat kufizuese ndaj COVID-19

Ndërkohë që disa shtete po përjetojnë rënie të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19, udhëheqësit e tyre dhe qytetarët janë të etur për t’iu rikthyer jetës normale në punë, shkollë dhe lojëra.

Por kufizimet duhet të ngrihen ngadalë dhe me strategji, në mënyrë që të futen në normalitet e jo të çojnë në një valë bllokimesh në të ardhmen, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë një konference shtypi të Organizatës Botërore të Shëndetit, më 13 prill.

Tedros Adhanom Ghebreyesus përcaktoi gjashtë kritere që do t’i ndihmojnë vendet “të përcaktojnë rrugën përpara”, para se të konsiderojnë heqjen e kufizimeve:

1.Transmetimi i virusit është i kontrolluar;

2.Kapacitetet e sistemit shëndetësor janë të vendosura për të testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;

3.Rreziqet e shpërthimit minimizohen në ambiente të veçanta si institucionet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve;

4.Masat parandaluese janë vendosur në vendet e punës, shkollat dhe vendet e tjera thelbësore;

5.Rreziqet e importimit mund të menaxhohen;

6.Komunitetet janë plotësisht të edukuar, të angazhuar dhe të fuqizuar për t’u përshtatur me normat e reja.

Burimi: Business Insider

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma