OBSH: Do ketë rritje infektimesh në Europë, shkak veprimet e të rinjve të prekur nga COVID-19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se në Europë do të ketë shtim të numrit të të prekurve nga COVID-19. Sipas OBSH, shkak janë të rinjtë e infektuar që nuk tregojnë kujdes dhe që nuk e marrin seriozisht infektimin nga koronavirusi.

Drejtori rajonal i Evropës për OBSH, Hans Kluge, shprehet se rritja e infeksioneve në mesin e të rinjve po sjell një infektim në nivel kontinental. Ai u kërkon autoriteteve të të gjitha vendeve të tregohen të përgjegjshëm dhe të marrin situatën nën kontroll duke patur kujdes me veprimet e të rinjve.

“Ne po marrim raporte nga disa autoritete shëndetësore të një proporcioni më të lartë të infeksioneve të reja në mesin e të rinjve. Kështu që për mua, thirrja është mjaft e rëndësishme për të rimenduar se si të përfshihen më mirë të rinjtë,”tha Kluge.

Drejtori rajonal i Evropës për Organizatën Botërore të Shëndetit, duke qenë vetë prind i dy vajzave ka kuptuar se të rinjtë nuk duan t’i humbasin pushimet dhe këtë stinë të karakterizuar nga qetësia dhe çlodhja. Krahas kësaj, ai shtoi: “Ata kanë një përgjegjësi ndaj vetvetes, prindërve, gjyshërve dhe komuniteteve të tyre .” / WHO

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese