OBSH: Mbi 1800 shqiptarë vdesin çdo vit nga ajri i ndotur

1824 shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e ndotjes së ajrit, gjatë vitit 2012. Kështu raporton Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në një raport të saj për vlerësimin e ndotjes së ajrit në botë.

Me 64 vdekje për çdo 100 mijë banorë, Shqipëria është e njëzeta mes 184 vende për numrin më të lartë të vdekjeve me shkak ndotjen e ajrit.metalurgjiku

Sipas OBSH-së, 9 në 10 njerëz në planet thithin ajër të ndotur. 92% e popullsisë jetojnë në vende ku ajri i ndotur i kalon limitet e vendosura nga OBSH, duke rritur kështu rrezikun për zhvillim të kancerit të mushkërisë, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Të dhënat e të gjitha shteteve tregojnë se Turkmenistani ka shkallën më të lartë të vdekjeve, që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë.

Në pesëshen e parë renditen gjithashtu Taxhikistani, Afganistani, Uzbekistani dhe Egjipti.

Modeli është bazuar në të dhëna të marra nga masat satelitore, modelet e transportit ajror dhe monitoruesit e stacioneve tokësor për më shumë se 3000 lokacione, si rurale ashtu edhe urbane. Ai është zhvilluar nga OBSH në bashkëpunim me Universitetin Bath, në Britani.

Në përgjithësi, shumica e ndotjes së ajrit shkaktohet nga djegia e pakontrolluar e mbeturinave, qarkullimi i makinave, si dhe termocentralet me qymyr.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar disa herë se niveli botëror i vdekjeve nga ajri i ndotur ka arritur në nivele alarmante. OKB u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve të marrin masa për të përmirësuar cilësinë e ajrit./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025