Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Gratë mund ta marrin virusin Zika nga partneri i tyre nëpërmjet seksit oral ose puthjeve, paralajmërojnë mjekët. Rasti më i fundit është i një 24-vjeçare nga Franca, e cila u sëmur pasi partneri i saj u rikthye nga Brazili. Pas këtij rasti, mjekët kanë filluar të paralajmërojnë njerëzit që të kenë kujdes pasi ekziston mundësia e transmetimit të virusit nga sperma në mënyrë orale.
Gruaja nuk ka udhëtuar asnjëherë në vende ku është përhapur virusi Zika, nuk ka bërë asnjë transfusion gjaku, prandaj nuk ka asnjë mënyrë tjetër që virusi mund të jetë përhapur. Ndërkohë partneri I saj 46-vjeçar kishte udhëtuar në Rio de Zhaniero, vend ku virusi Zika është më i përhapur. Gjatë javës së fundit në Brazil ai kishte pasur temperaturë, dhimbje koke dhe skuqje të lëkurës, simptoma këto të virusit. Me rikthimin e tij në Francë, ai ia kishte transmetuar virusin Zika edhe partneres së tij 24-vjeçare nëpërmjet seksit oral. Pas ekzaminimeve që iu bënë çiftit, rezultoi se burri kishte nivele të lart të spermës në spermë dhe pështymë, ndërsa gruaja kishte në urinë dhe pështymë.
Kjo ka bërë që shkencëtarët të dalin në përfundimin se qelizat e infektuara nga virusi jetojnë në spermë dhe pështymë, dhe mund të transmetohen nëpërmjet seksit oral ose puthjeve.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


