OBSH publikon listën e baktereve më të rrezikshme, rezistente ndaj antibiotikëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar listën e përditësuar të patogjenëve me prioritet bakterial (BPPL) 2024, duke identifikuar 15 baktere rezistente ndaj antibiotikëve në kategoritë kritike, të larta dhe të mesme.

Renditja përfshin 24 patogjenë, të cilët bëjnë pjesë në 15 familje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve (AMR). Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve, duke përkeqësuar sëmundjen dhe duke rritur rrezikun e vdekjes. AMR shkaktohet kryesisht nga përdorimi jo i duhur dhe i tepruar i antimikrobikëve.

OBSH liston ndër bakteret më të rrezikshëm, Acinetobacter, bacilet gram-negative dhe Mycobacterium tuberculosis rezistent ndaj antibiotikut rifampicin. Lista përfshin gjithashtu Enterobacterales dhe Enterobacteria.

Lista e OBSH-së përfshin gjithashtu Neisseria gonorrhoeae dhe Enterococcus faecium, rezistente ndaj antibiotikëve të shumtë. Këto baktere, siç theksohet nga OBSH, kërkojnë vëmendje më të madhe, veçanërisht në popullatat vulnerabël, duke përfshirë popullatën pediatrike dhe të moshuar.

Kjo pasi rezistenca ndaj antibiotikëve rrezikon aftësinë tonë për të trajtuar në mënyrë efektive infeksionet me ndikim të lartë si tuberkulozi, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe rritje të shkallës së vdekshmërisë, nënvizon Jérôme Salomon, zëvendës drejtor i OBSH-së për sëmundjet ngjitëse dhe jo ngjitëse.

“Rezistenca antimikrobike rrezikon aftësinë tonë për të trajtuar në mënyrë efektive infeksionet, si tuberkulozi, duke çuar në sëmundje të rënda dhe rritje të shkallës së vdekshmërisë”, tha Dr. Jérôme Salomon.

BPPL 2024 gjithashtu thekson nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse të shëndetit publik për trajtimin e AMR-së, duke përfshirë aksesin universal në masa cilësore dhe të përballueshme për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e duhur të infeksioneve.

 

Postime të ngjashme

Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë