Punonjësit e shëndetësisë janë në linjën e parë të çdo lloj përgjigje epidemie dhe i vendos në grup popullatën më të rrezikuar të çdo epidemie patogjene si në rastin e COVID-19.
Risqet përfshijnë:
– ekspozimin ndaj patogjenit infektues
– orë të zgjatura në punë
– distres psikologjik
– lodhje ekstreme fizike, emocionale, mentale
Të Drejtat:
- Masat/mjetet specifike të nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre shëndetësore.
- Përgjegjësi për të siguruar të gjithë masat parandaluese dhe mbrojtëse – të ndërmerren për të minimizuar riskun në sigurinë e shëndetit të punonjësve shëndetësorë.
- Të ofrohet informacion, instruksione dhe trajnime në sigurinë shëndetësore profesionale duke përfshirë:
– Trajnime rifreskuese kontrollin e parandalimin e infeksioneve (IPC)
– Përdorimin, vendosjen, heqjen dhe deri në asgjësimin e Mjeteve Mbrojtëse Personale (PPE)
– Ofrimin e mjaftueshëm të mjeteve IPC dhe PPE (Maska, Doreza, Syze, Veshje Speciale Mbrojtëse, Dezinfektues për duart, Sapun, Ujë, Mjete Pastruese) në sasi të mjaftueshme për punonjësit shëndetësore dhe stafin që do kujdeset për pacientët e dyshuara apo konfirmuara me COVID-19.
– Të njohë personelin mjekësor me teknikat e përditësuara të COVID-19 dhe të plotësojë me mjete të duhura për të vlerësuar, triazhuar, ekzaminuar dhe trajtuar pacientët dhe të ndajnë informacion për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit me pacientët dhe publikun.
– Sipas nevojës, plotësim me masa sigurie relevante për sigurinë personale.
– Ofro një ambient pa-ndëshkim për punonjësit që të raportojnë incidentet, si ekspozimi ndaj gjakut, apo fluidëve biologjike të trupit, nga sistemi respirator, ose në rastet e violencës dhe vendos masa imediate të ndjekjes, përfshirë ndihmë për viktimat.
– Këshillo punonjësit për vetë-vlerësim, raportimin e simptomave dhe qëndrimit në shtëpi kur janë sëmurë.
– Mbajtja nën kontroll orët e punës, me pushimet përkatëse.
– Konsultimi i punonjësve të shëndetësisë me aspektet e sigurisë shëndetësore profesionale në punën e tyre dhe njoftimin e autoriteteve përkatëse për sëmundjet profesionale.
– Nuk kërkohet që të kthehet në situatë pune ku ka rrezikshmëri serioze të vazhdueshme të shëndetit dhe jetës së tyre, deri kur punonjësi të ketë marrë kujdesin e plote shëndetësor ndaj vetes.
– Lejimin e punonjësve të ushtrojnë të drejtën të largojnë veten e tyre nga kur kanë arsye të justifikuara që besohet që prezenca i vendos në rrezik për shëndetin dhe jetën, ata duhet të mbrohen nga konsekuecat ekstreme.
– Respekto të drejtën e kompensimit, rehabilitimit dhe shërbimin e trajtimit nëse infektohet me COVID-19 në vend pune.
– Ofro akses për kujdes shëndet mendor
– Mundësi bashkë-punimi ndërmjet punonjësve të shëndetësisë, autoriteteve të tyre mbrojtëse dhe menaxhereve.
Punonjësit e shëndetësisë duhet:
– Të ndjekin procedurat e miratuara të sigurisë së shëndetit profesional
– Shmangë ekspozimin e të tjerëve ndaj riskut të sigurisë së shëndetit
– Ofrojë trajnime shëndetësore
– Përdorë protokolle të miratuar për të vlerësuar, triazhuar dhe trajtuar pacientët
– Trajtojë pacientët me respekt dhe dinjitet
– Ruajë konfidencialitetin e pacientit
– Raportimin e rasteve të dyshuara apo konfirmuara te autoritetet përkatëse shëndetësore.
– Ofrojë ose përforcojë IPC dhe informimin publik, duke përfshirë shqetësimet e popullatës.
– Vetë-monitorojë shenjat e sëmundjes dhe vetë-izolimin, raportojë rastet te menaxherët nëse ndodh prekja nga ky virus.

