OKB kërkon një shumë rekord për përballimin e pandemisë: Nëse nuk mblidhet, bota do vuajë për dekada!

Kombet e Bashkuara, kanë bërë apel për mbledhjen e 10.3 miliardë dollarëve, për përballimin e pandemisë në botë. Kjo është shuma më e madhe e kërkuar ndonjëherë nga OKB-ja. Sipas saj, 265 milionë njerëz, do të luftojnë me urinë deri në fund të 2020, për shkak të krizës që ka sjellë koronavirusi. Paratë që kërkon OKB-ja, do të përdoren për vendet e varfra. Nëse kjo shumë nuk do të mblidhet, Kombet e Bashkuara, thonë se kriza do të zgjasë me dekada dhe rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë.

Në mars organizata kërkoi 2 miliardë dollarë, por shuma u rishikua. Kombet e Bashkuara, thonë se vendet e pasura tashmë e kanë hartuar planin për të mbrojtur ekonominë e tyre, ndaj është koha të hedhin sytë te vendet e varfra. Në botë ka më shumë se 13 milionë raste të konfirmuara me Covid-19 dhe rreth 600.000 të vdekur./L.F-dritare.net

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara