“Omicron” ngadalëson përhapjen, pasiguri për nënvariantin e tij/ Alimehmeti: Mund të rrisë rastet

Pas disa javësh ku të infektuarit shënonin rekorde të reja, vala “Omicron” duket se ka ngadalësuar përhapjen e saj. Por nëse nënvarianti i ri i Covid që po qarkullon në Europë prek vendin tonë sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti rënia e të prekurve nuk do të jetë aq e shpejtë sa ishte parashikuar.

Optimist shprehet mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë për abcnews.al sa i përket situatës në spitale e cila në vendin tonë pavarësisht rritjes nuk ka ndjekur ritmin e numrit të të prekurve.

Por a do të jetë dy dimri i fundit i pandemisë së COVID 19?

Aktualisht të prekurit aktiv në të gjithë vendin i kanë kaluar 21 mijë persona nga  më shumë se 55 mijë të infektuar që u zbuluan gjatë këtij muaji. Pjesa më e madhe e tyre po trajtohen në shtëpi ndërsa të shtruarit në spitale nuk i kanë kaluar 145 pacientë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet