Onkologjiku sërish në krizë. Seancat e kimioterapisë shtyhen për në janar

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+” dhe Shëndeti Online

imageNë shërbimin e onkologjisë nuk punon as sistemi i rradhës. Në fakt, është e pamundur të vihet rend e rregull në një shërbim ku thuajse çdo muaj mungon mjekimi.

Si duket, as muaji dhjetor nuk i ka kursyer pacientët që vuajnë nga sëmundja e rëndë e kancerit.
Burime brenda këtij shërbimi konfirmojnë për “Shëndet plus” mungesën e disa citostatikëve, midis tyre oxaliplatin, irinotekan, herceptinë.

“Për muajin dhjetor kemi patur goxha probleme. Pacientët që kishin për të marrë herceptinë me datë 14 të këtij muaji nuk e morën. Ua shtymë datën. Në janar drejtoria na ka thënë që ka marrë masat për ta sjellë. Problem ka qënë edhe mungesa e oxaliplatin, irinotecan, të cilat ka më shumë se tre javë që nuk janë. Presim janarin.” shprehen burimet.

Onkologjia dhe hematologjia vazhdojnë të jenë dy nga shërbimet më problematike.

Hematologjia, shërbimi ku marrin trajtim të sëmurët me kancer gjaku gjithashtu po përballet me mungesën e theksuar të medikamenteve.

Pacientët janë detyruar të firmosin fletëdaljen nga ky shërbim edhe pse nuk kanë mundur të marrin mjekimin e duhur asnjë ditë të vetme përgjatë këtyre tre javëve.

Sipas të dhënave të portalit openprocurement.al rezulton se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka bërë blerje të këtyre medikamenteve në fillim të këtij viti. Megjithatë, siç duket, llogaritë janë bërë keq dhe nuk është blerë sasia e nevojshme e medikamenteve që janë të nevojshme deri në fund të vitit.

Një situatë e tillë “keqpërllogaritjeje” ka lënë zbuluar këtë shërbimm i cili është detyruar të shtyjë senacat e kimioterapisë për në muajin janar.

Lidhur me herceptinën, burimet sigurojnë se janë marrë masat për ta sjellë këtë citostatik në muajin janar, ndërsa për dy citostatikët e tjerë nuk dihet se kur mund të vijnë.

Nëse i referohemi këtë viti, kontratat për medikamentet oxaliplatin dhe irinotekan janë lidhur në muajt shkurt dhe mars.

denisa-1

Shtesë kontrate: “Blerje barna”. Loti 34 – Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Irinotecan, 100mg, Flakon

denisa-2

Blerje barna e ndarë në lote (266 lote), me financim nga Buxheti i Shtetit. Loti 64 – Oxaliplatine 5mg/ml-20m Flakon

Shtesë kontrate: "Blerje barna për anestezi – reanimacion dhe antineoplastikë e immunomodulatore, për nevojat spitalore ndarë në lote", Loti - 8 Bortezomib 3.5 mg Flakon; Loti - 24 Oxaliplatine 5mg/ml-20ml Flakon

Shtesë kontrate: “Blerje barna për anestezi – reanimacion dhe antineoplastikë e immunomodulatore, për nevojat spitalore ndarë në lote”, Loti – 8 Bortezomib 3.5 mg Flakon; Loti – 24 Oxaliplatine 5mg/ml-20ml Flakon

 

 

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?