Një biznesmene italiane 50-vjeçare, Milena Mancini, ka ndërruar jetë pas 20 ditësh në kujdes intensiv në Spitalin Universitar të Stambollit.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, Mancini ishte shtruar në spital pas një problemi gjatë një operacioni plastik në kryeqytetin turk. Sipas raporteve paraprake, gruaja dyshohet se pësoi një dëmtim në stomak gjatë procedurës së heqjes së dhjamit.
50-vjeçarja ishte agjente pasurish të paluajtshme dhe vajza e industrialistit Alvaro Mancino, një nga themeluesit dhe drejtorët e Indexa SpA, një kompani e specializuar në mirëmbajtje dhe shërbime industriale.