Orari i vizitave në spital? Është vendosur kot!

Spitali-i-Traumes

Elona Tereziu, shendeti.com.al

Parfume, rimela, antidjersa e ornamente kozmetike nga më të ndryshmet shiten e blihen në dhomat e pacientëve të Spitalit të Traumës në kryeqytet. Janë shitësit ambulantë, të cilët me lirshmëri të plotë trokasin çdo ditë në dhomat e pacientëve, duke i ofruar të blejnë nga produktet e tyre.

Spitali i Traumes2

Ndonëse në të gjitha dhomat e pacientëve qëndron i shkruar mbi derë orari i vizitave, kushdo hyn e del, pa asnjë pengesë nga punonjësit e këtij spitali. Madje, teksa pyesim një nga infermieret për orarin e vizitave, shprehet me habi duke thënë se nuk ka orare, mund të futesh kur të duash. Ndërkohë që i kujtojmë se në derën e pacientëve qëndron e shkruar një rregullore për këtë çështje, ajo na thotë: “Lëre atë se janë vendosur kot, por po ashtu, po nuk të lanë, kap ndonjë mjek!”

orari i vizitave

Sipas rregullores, orari i vizitave në këtë spital është 11:00-12:00 dhe 17:00-18:00, si dhe nuk lejohet qëndrimi më tepër se një person në dhomë për pacient.

Por e kundërta ndodh. Në spitale vazhdojnë të hyjnë 7-8 persona për një pacient e po kështu edhe shitës ambulantë. Të gjithë këta sjellin një sërë mikrobesh me vete, teksa pacientët që pretendohet të jenë shtruar për t’u kuruar, përballen me mundësi tepër të mëdha për të marrë lloj-lloj infeksionesh. / https://shendeti.com.al/

Spitali i Traumes Spitali i Traumes 1

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën