Organizimi i shëndetësisë është përdorur vetëm për të vjedhur

Diamant Kuka, alergolog

Ridimensionimi i rolit të shefave të departamentit duhet të jetë i prekshëm. Shefat e shërbimeve nuk ka përse të zgjidhen nga Fakulteti i Mjekësisë, si deri më sot, sepse ata mund të jenë thjesht mbikëqyrës së punës në reparte të caktuara, dhe jo “pronarë” të mjekësisë, si në vendosjen e listave të barnave, si në përcaktimin se kush bën shtrime dhe kush nuk bën shtrime, si në rastin kush bën operacion dhe kush nuk bën operacion.

Mjeke (1)Drejtorët e spitaleve duhet të hiqen dhe të menaxhohet me bord, ku pjesa më e madhe e bordit të spitalit duhet të jetë nga qytetarë me profesione të ndryshme. Organizimi i shëndetësisë nuk po funksionon ose, më mirë, është përdorur ndër vite për t’u vjedhur. Nëse kjo nuk merr fund, atëherë nuk kemi shëndetësi.

Punësimet në spitale nuk mund të bëhen nga një ministër apo drejtor spitali, por nga një bord. Sikurse ndodh kudo.

Akreditimi dhe licensimi i spitaleve është shumë i vonuar, sepse nuk dihet se çfarë tagri a misioni kanë dhe çfarë shërbimesh ofrojnë këto spitale. Ai që punon më shumë, le të paguhet më shumë dhe jo të dridhet zinxhiri dhe të mbizotërojë paaftësia dhe parazitizmi në shëndetësi.

Ridimensionimi i rolit të mjekut që punon në spitale universitare që përfshirja e tyre në mësimdhënie është si një domosdoshmëri, por së pari duhet një pastrim nga parazitët që gjenden sot në spitalet universitare, që janë aty nga lista e partive, ngaqë janë djem e vajza, nipër, mbesa apo nuse e dhëndurë të pushtetarëve, ose ngaqë kanë paguar dollarë e euro për t’u punësuar.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet