Osteoporoza nuk shkon me pushime: këshilla për verë të sigurt

Brishtësia e kockave, pasojë e osteoporozës në formën e saj më të rëndë, është një patologji që prek 30% të femrave që kalojnë në menopauzë (ose që në moshën 45 vjeç, nëse kanë një menopauzë të parakohshme). Ajo është shkak për dhimbje kronike, fraktura si ajo e qafës apo lëvizjen e vertebrave dhe në rastet më të rënda edhe fraktura të këllkut.

  1. Vishni këpucët e duhura

osteoporozaNë mal apo në det më të mirat janë këpucët e mbyllura ose sandalet e hapura, me takë jo të lartë dhe me shuall jo të rrëshqitshëm.

  1. Udhëto në mënyrë të rehatshme

Nëse udhëton me autobus apo avion, kërko vend të rehatshëm në mënyrë që të mund të shtrish këmbët.

  1. Zgjidhe mirë dhomën e gjumit

Verifikoni nëse hoteli apo shtëpia ku shkoni me pushime i ka dhomat të ndriçuar mirë, me krevatë të rehatshëm (jo shumë të lartë dhe as shumë të ulët) dhe me banjë me vaska a dush të përshtatshëm.

  1. Mos nënvlerësoni rëndësinë e lëvizjes

Edhe nëse ke pak kohë që i je nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, periudha e pushimeve është e përshtatshme për të bërë një aktivitet fizik të moderuar, por të qëndrueshëm. Kjo ju ndihmon për të përmirësuar forcën muskularë, ngurtësinë dhe ekuilibrin, duke ulur rrezikun e rënieve.

  1. Nuk mjafton dielli për të forcuar kockat

Dielli është një aleat i çmuar i kockave, sidomos përsa i përket vitaminës D, e cila përthihet nga organizmi falë rrezeve të diellit. Por edhe kur jeni me pushime nuk duhet të anashkaloni ushqimet e pasura me kalcium dhe vitaminë D (qumësht, kos, djath, peshk, rukola etj).

  1. Mos e ço me pushime terapinë tënde

Ilaçet e përshkruara për oestoporozën shërbejnë për t’i bërë kockat e tua më rezistente dhe të ulin rrezikun e frakturave. Ndaj edhe kur jeni me pushime, mos e ndërprisni kurën tuaj, shumë e rëndësishme për një jetë aktive./ Përgatiti për “Shëndet+”: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale