‘Pacienti fshehu udhëtimin në Itali’, Rakocolli sqaron si u infektuan mjekët te ‘Shefqet Ndroqi’

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli me anë të një deklarate për mediat deklaroi se dy mjekë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa tha se ata janë infektuar nga një person, që ka fshehur udhëtimin në Itali.

“Në lidhje me personelin mjekësor që punon në Spitalin Mjekësor të Sëmundjeve Infektive në “Shefqet Ndroqi”, dua të sqaroj publikun se Instituti i Shëndetit Publik është duke kryer një hetim të plotë epidimiologjik të rastit. Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Spitalin Infektiv, ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas të dhënave, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm, që vinte nga Italia, nga zonat e prekura dhe nuk e ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore. Pas identifikimit të rastit, është kryer menjëherë testimi i mjekëve dhe aktualisht janë testuar 17 personel shëndetësor, nga të cilët një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore kanë rezultuar pozitiv. Të dy janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre paraqitet e mire”, tha Rakacolli.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak