Një pacient 58-vjeçar, i paralizuar prej dy javësh për shkak të një hernie discale torakale të kalcifikuar, iu nënshtrua një ndërhyrjeje të ndërlikuar që zgjati rreth 7 orë. Falë punës së shkëlqyer të ekipit multidisiplinar nga Shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT, sot ai është në gjendje të ecë dhe ka rifituar të gjitha funksionet autonome.
Mirënjohje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve: Prof. Artur Xhumari, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Prof. Asc. Artid Lame, Dr. Ilir Skënduli, Dr. Maren Ruka. Anestezist Dr. Myfit Saraci dhe instrumentare Manjola Pjetri, Gena Hazizolli, Anxhela Gjona.