Pajisjet digjitale po i’u shkatërrojnë sytë, 40% e fëmijëve në Shqipëri kanë problem me shikimin

Përdorimi i pajisjeve teknologjike për një kohë të gjatë po dëmton shikimin e fëmijëve. Okulistët japin alarmin se nga depistimet që po kryhen në shkolla tek fëmijët e klasave të para është vërejtur se një pjesë e madhe kanë dëmtim të shikimit.

Edhe në praktikën e përditshme  mjekët okulist thonë se myopia po haset më së shumti.

“Myopia është ajo që ka një rritje që është e dukshme, sepse janë pajisjet digjitale ato që krijojnë problem me shikimin larg. Dhe gjatë depistimit shumica e fëmijëve që janë testuar kanë dalë me problem me miopinë”, Rubin Topi Okulist.

Studimet kanë faktuar se dëmet nga qëndrimi për orë të tëra përpara ekraneve qofshin këto smart fonë apo kompjuter janë të shumë anshme.

Dhe në këto kushte ekspertët këshillojnë që të evitohet përdorimi i pajisjeve teknologjike.

Disa prej dëmtimeve të shikimit mund të jenë të riparueshme me anë të syzeve oprike por gjithmonë nëse ato kapen në faza të hershme, ndaj dhe rekomandohen konsulta periodike me mjekun okulist./Euronews

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis