Rolina Naço, dietologe
Një nga benefitet shumë të njohura për diellin është vitamina D. Një vitaminë që ne e marrim kryesisht nga dielli dhe që është e domosdoshme për shumë funksione të përditëshme të trupit tonë dhe në të gjitha moshat.
Dielli gjithashtu ndikon edhe në prodhimin e një neurotrasmetuesi që quhet seritoninë. Seritonina ka si qëllim të japë në trurin tonë mesazhin që trupi është i qetë, ndihet mirë dhe që është i ngopur! Kjo e bën të domosdoshme ekspozimin tonë në diell nëse duam të kemi një trup të shëndetshëm dhe me linja të bukura!
Nuk është aspak rastësi që pjesa më e madhe nga ne gjatë verës humbasim më lehtësisht kile dhe ndihemi plot energji dhe më mirë. Gjithashtu nuk është rastësi që në stinën e vjeshtës dhe të dimrit jemi më melankolikë.
Rekomandohet të ekspozojmë pjesë të trupit në diell për të paktën 10 minuta në ditë, për të stimuluar prodhimin e seritoninës, edhe pse sintetizimi i saj ndikohet dhe nga ushqimet.
Sigurisht, nevoja për qëndrimin në diell nuk nënkupton ekzagjerimin.


