Paketat e cigareve me piktura të frikshme dhe pa logo, sot votohet ligji, hyn në fuqi në 1 janar 2022

Kuvendi pritet të votojë sot ndryshimet ligjore për të përfshirë në paketat e cigareve figurat që paralajmërojnë dëmtimet në shëndet nga pirja e duhanit dhe heqjen e logove të kompanive prodhuese. Gjithashtu paketat e duhanit duhet të plotësojnë standardet e paketimit të thjeshtë. Paketimi i thjeshtë bëhet në ngjyrat bardhe e zi ose dy ngjyra të tjera.

Në paketim nuk vendoset asgjë tjetër përveç emrit të markës, emrit të produktit dhe/ose emrit të prodhuesit, detajet e kontaktit dhe sasia e produktit ne paketim, pa logot apo veçori të tjera, me përjashtim të paralajmërimeve shëndetësore të kombinuara, pulla tatimore dhe inforrnacione ose shënime të tjera të miratuara nga KNMSHPD. Sipas ligjit ndalohet çdo lloj reklame apo promovim i paketës.

Sipas projektligjit të paraqitur në çdo njësi paketë apo paketimi të produkteve të duhanit duhet të shfaqen paralajmërime shëndetësore të kombinuara në tekst dhe në figure për demet që shkakton në shëndet përdorimi i duhanit. Ato duhet të zënë 50 për qind ose më shumë të sipërfaqes së shfaqur, por jo më pak se 30 për qind të faqes kryesore.

Duhani është e provuar tashmë që dëmton shëndetin e gjysmës së njerëzve që konsumojnë atë aktivisht dhe ndikon negativishl në 30 % të njerëzve që ndikohen drejtëpëdrejtë pasivisht nga produktet e duhanit. Ndikimin më të madh negativ duhani e ka në semundjet kardiovaskulare dhe në ato tumorale.

Heqja e markës në paketimin e cigareve synon të shkurajojnë duhanpirjen duke hequr asocimin pozitiv të markës në konsumin e duhanin. Për këtë ka filluar të zbatohet edhe paketimi i thjeshtë (plain packaging) i cili quhet ndryshe edhe paketim standart, neutral, gjenerik apo homogjen. Për herë të parë është zbaluar në Australi në vitin 2012.Më tej është shtrirë edhe në vende të tjera përfshirë Kanada, Belgjikë, Francë, Hungari (fillimi i zbatimit eshtë shtyre për në 2022), Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegj i etj. Në Turqi zbatohet nga shtatori 2019 ndërsa në Hollandë dhe në Slloveni do të filloje të zbatohet në vitin 2020.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, Shqipëria të fillojë të zbatoje paketimin e thjeshtë nga 1 janar 2022 për t’i lënë kohë industrisë prodhuese të bëjë përgatitjet e nevojshme.

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak