Pandemia, një eksperiencë e re/ A duhet ta nxisim veten ta harrojmë? Ja çfarë thotë psikologia

Gazetare: Klevisa GJIKA

Studime të shumta të kryera në lidhje  me një valë të dytë të mundshme na risjellin ndërmend ditët e gjata gjatë karantinimit brenda katër mureve. Nisur nga eksperienca e hidhur që situata e SARS COV-2 po në lë, tendenca apo dëshira për ta harruar si përjetim është e madhe. Por a duhet vërtet ta nxisim veten ta harrojmë?

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, psikologia Jonida Haxhiu tregon se informacioni është primar në këto kushte.

“Ne duhet të jetojmë me situatën, pa e nënvlerësuar apo nënvlerësuar. Nuk duhet të shmangim marrjen e informacioneve sepse kështu kuptojmë si është trendi i të infektuarve, i personave që shfaqin probleme apo humbin jetën, që secili prej nesh të ndërgjegjësohet me marrjen e masave parandaluese. Nuk duhet të stresohemi për sa kohë kujdesemi, marrim masa parandaluese, kujdesemi për shëndetin mendor, për sasinë dhe cilësinë e informacioneve që marrim”, shprehet ajo.

Sipas Haxhiut stresi duhet menaxhaur, pasi kohëzgjatja e qarkullimit të virusit ende nuk dihet saktësisht. Ajo thekson se stresi nuki na ndihmon ta përballojmë këtë situatë.

“Tek shumë persona  shohim se ata e kanë përjetuar me shumë stres, ankth fillimin e pandemisë, karantinën dhe tashmë janë më të relaksuar. Ka dhe nga ata persona që e kanë përjetuar më me pak stres fillimin e pandemisë dhe tashmë niveli i stresit ka ardhur duke u shtuar. Kjo situatë patjetër që është stresante, është një normalitet i ri dhe duhet të përshtatemi. Pavarësisht se kjo mund të përjetohet me stres është momenti të përshtatemi me rregullat e reja. Kjo situatë askush nuk e di se sa do të zgjasë dhe është momenti për të kuptuar që nstresi nuk na ndihmon, por niveli i shtuar i tij na pengon për të marrë masa parandaluese. Nëse stresi ka ardhur duke u shtuar apo pakësuar tek individë të ndryshëm, stresi nuk na ndihmon për ta përballur këtë situatë.”

Psikologia kërkon që t’i kemi në konsideratë masat mbrojtëse gjatë gjithë ditës dhe sidomos gjatë kontakteve sociale.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU