Panele fotovoltaike, zgjidhja për mungesën e energjisë

Nga Rita Strakosha

Panelet fotovoltaike janë një teknologji e re e pastër e sapofutur në Shqipëri. Deri më sot importi i tyre gjatë viteve nuk i kalon 1 milion dollarët, shumë pak në krahasim me fqinjët tanë. Të pakta janë kompanitë të cilat merren me shitjen dhe instalimin profesionial të këtyre lloj paneleve në Shqipëri. Por  situata në
Xhelo Kosaj_foto e plote
tregun botëror pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme. Investimet me qindra miliarda dollarshe në impiantet e prodhimit të tyre sa vjen e po e ulin çmimin e këtyre paneleve. Përdoruesi i paneleve ëshë i pavarur nga kapriçot e rrjetit elektrik, energjia diellore është falas, ndërkohë që mjedisi pak ndotet.

Shqipëria në kuadër të integrimit në BE ka marrë përsipër shkarbonizimin e ekonomisë dhe ka detyrim rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme deri në 38% të totalit të energjisë së përdorur. Panelet PV do të jenë pjesë e transformimit të ekonomisë sonë në një ekonomi të pastër e moderne. Për të promovuar këtë teknologji Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, në kuadrin e projektit “ENV.NET” të sponsorizuar nga Bashkimi Europian, instaloi 6 panele fotovoltaike në fshatra të ndryshëm të Shqipërisë. Panelet u instaluan bashkë me llampa LED e radio. Ato prodhojnë energji të mjaftueshme për ndriçim, dëgjimin e radios dhe karikimin e celularit.

Një ndër përfituesit e paneleve është Xhelo Kosaj, rritës bletësh.

Kosheret e tij të bletëve janë në një vend pa energji elektrike. Gjatë natës bletarritësi vjel mjaltin e bletëve dhe ka nevojë për ndricim. Kjo është koha më e mirë e vjeljes së bletëve sepse nuk e sulmojnë bletarritësin. Nëse deri dje ai përdorte llampën me vajguri, tashmë i vijnë në ndihmë llampat LED me energji diellore. Paneli i mundësoi atij dhe komunikimin e rregullt me familjarët nëpërmjet telefonit të karikuar nga paneli. Ditët pranë bletëve kalonin shumë mërzitshëm për të pa asnjë kontakt me botën e jashtme.

Përdorimi i paneleve diellore është me shumë interes dhe për fshatarët që kanë stane në mal, ku shpesh energjia mungon. Një ndër to është Luan Lisi, blegtor në fshatin e largët të Rrajcës, Librazhd. Ai është brezi i tretë i blegtorëve dhe pas kontaktimit tonë me të u shpreh shumë i gatshëm për ti përdorur. Pas instalimit Luani shprehet shumë i kënaqur me panelet PV.

Shpresojmë që përdoruesit e rinj të paneleve PV të kthehen në shembuj për bashkëfshatarët e tyre se si mund të sigurojnë energji të pastër, të lirë dhe të pavarur nga rrjeti i shpërndarjes.

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona